Friday

Zhvishet Ravintsara - fotot ekskluzive për revistën Stekper.

Për hatër të Akullit.

  1. Cingarosesh ? – Bërk!
  2. Ke puthur njeri dy javët e fundit ? – Fjalë është ajo?
  3. Kush qe personi i fundit që të erdh për vizitë? – Shefi...
  4. Të ka marrë malli për njeri? – Vende vende.
  5. Me kë do të luftosh? – Me turqit!
  6. Të pëlqen njeri? – Përveç Xhudë Lout, dmth?
  7. Kënga që po dëgjon? – Anywhere on this road (Lhasa) (... I'm in love with a man who's afraid of me... he believes if he doesn't stand guard with a knife... I'll make him a slave for the rest of his life... nananana)
  8. Ç’do bësh nesër? – Revolucion.
  9. Ke parë tofu? – Nga ato me sojë?
  10. Ke ngrënë ndonjëherë? – Ka mundësi, ç'nuk ha njeriu kur është i uritur...!
  11. Do të kthehesh në shkollë të mesme? – Cfarë ankthi!
  12. E ke parë filmin e Britnit? – Pse, Britni e ka parë timin?
  13. Ç’bëre dje?- Grevë MSN-je
  14. Me kë vozite herën e fundit ? - Në Internet e ke llafin? ... Ehë, kështu, në jetën e vertetë... me shokun B. Vajtëm në qytetin B. dhe u kthyem me Topolinon e vet të tmerrshme të para luftës që nxirrte tym në maloren më të vogël. :D
  15. Je e lodhur?- E lodhur kam lindur, më ka thënë mamaja.
  16. Me kë ishe sot? – Në mëngjes kur u zgjova apo në drekë?
  17. Ku e ke mëmën? – C'të ka bërë mëma ime, a derëbardhë?
  18. Ç’ngjyrë i ke çorapet? – Jeshile me portokalli
  19. Ç’ngjyrë e ke bluzën? – Ku e sheh bluzën...?
  20. Cili është vëndi më i bukur ku ke qenë? – Shqipëria! :P
  21. A mendon se Barbi është një model negativ për vajzat e vogla? – Jo, po për vajzat e mëdha mundet.
  22. Sa kohë të duhet për t’u bërë gati për të dalë? – Varet nga niveli i gatishmërisë së kërkuar.
  23. Ka anije familja jote? – Po. Ke inatë?
  24. E ke puthur ndonjëherë macen tënde?- Jo... po kam fjetur njëherë me macen e M-së.
  25. Ku ishe më 11.09? – Në shtëpi. Flija gjumë pasdites së nxehtë freskuar nga shiu dhe ëndërroja për grekun...
  26. Përshkruaj kompjuterin ku je duke punuar. - Ah, shyqyr që m'a kujtove ... hapet sezoni i Mac-ëve te uni të hënën, me gjysmë çmimi.... (ëndërron dhe bën plane)
  27. Ke dalë ndonjëherë nga USA? – Ti që po më bën këtë pyetje duket që s'paske dalë kurrë .
  28. SMS-i fundit që more? – Vivement la prochaine nuit...
  29. Të ka rënë ndonjëherë në kokë për ndonjë mësues? – Ua ... më gjete pikën e dobët , tani. Që nga matematika deri te gjeografia, po ai i biologjisë më ka lënë me traumë fare; kur ika i bëra gati një dhuratë të vogël : një fije floku në një qese hermetike me mbishkrimin: "My DNA". Siç duket nuk pata kurajon t'ia jepja, se qesen e gjeta pas katër vjetësh duke rrëmuar nëpër ca gjëra të vjetra.
  30. A thua ndonjë dëshirë në 11:11? – O Zot, kur po shkon ora 12:00 të dal nga klasa!
  31. Lente apo syze? – Dylbi.
  32. Pushimet e ardhshme? – Ja , nja dhjetë ditë për Pashkë dhe mirupafshim bashkë.
  33. I bie ndonjë vegle? - Ziles së biçikletës.
  34. Ke ndonjë vëth gjëkundi? – Jo, më kanë zënë brimat dhjamë.
  35. Personi i fundit që përqafove? – ëëë.... hik tani se s'kam nevojë për paragjykimet e tua.
  36. Ç’bëre 24 orët e fundit? – Lava rrobat e dy muajve dhe lexova "Artin e quickie-s , si t'a bësh qartë, shkurt, saktë!"
  37. Kush të ka nevrikosur sot? – Ai që më dhuroi librin X-(
  38. A shkarkon muzikë? – Jo. Përtare. Rroftë youtube!
  39. Ka kënduar njeri për ty? – Jo... ama poezi më kanë shkruar, s'ke ç'u thua, dhe pianos m'i kanë rënë...
  40. A dashuron njeri? – Sa herë që mërzitem.
  41. Ke kërcyer ndonjëherë si kangur? – Jo, po komshiu im të than piten për atë punë, shko se e ke në Youtube!
  42. Ke pasur ndonjë antfarm? – Jo, por kam kultivuar merimanga në dhomë , si studente.
  43. Të duket se të duan njerëzia? – Jo dhe aq, po njerëzisë i duket se më do, ça t'i bëj?
  44. Ku është vendi më i çuditshëm ku ke fjetur? – Në oturak, kur isha 5 vjeçe.

7 comments:

akullnaja said...

Hahahahahaha! Huhuhuhuhuhuh! Hahahahaahha!
Suis fière de toi, ma puce!;)

Anonymous said...

hahahahahahah :D

me lot kam qesh:D

epo, sikur t'ju kishte bere nje nene ty dhe a. :D

Pjeshka

ELAIS said...

Nice!
Me shkrive gazi.
:))

Bana said...

pershendetje.
bukur fort shoqe. ne outurak. fitove gjith piket per ket pyetje... si thua, duhet shpall nje fitues per cdo nga pyetjet.

ciao.

belle_fleur said...

Hahahaha shume e forte dhe ky pyetsori yt. Doza te qeshuri falas, kjo eshte gjeja me e bukur prej ketyre, se fillojne njerzit e behen kreativ:))

Uturaku eshte ulerime:) Sa keq qe s'isha aty te beja nje foto:PP

Ravintsara said...

Hehe... Thenkju çupani! :)

eni said...

haha the title rules:))
me shkrive dhe me ato merimangat qe me paske kultivuar:))