Sunday

Titull

Edhe një blog tjetër, si të mos kishte rrjeti blogje mjaft, pa dritën e ekranit.

Për ata që iu është mbushur mendja në ndonjë pikë të jetës së tyre se janë të aftë të kapin mesazhe kozmike e të lexojnë të vërteta tokësore në ajër, po i lë idetë e qëllimet e këtij blogu të merren vesh me ndonjë shqisë të gjashtë, meqenëse ende po bredhin në forma eterike e dimensione të panjohura.

Për ata që janë normalë (kështu si unë,- më vjen për të thënë, por... nejse), po pres kristalizimin e këtyre mendimeve që t'ua përcjell në formë germash shtypi.

Po lë kohën të bëjë të vetën...