- Cingarosesh ? – Bërk!
- Ke puthur njeri dy javët e fundit ? – Fjalë është ajo?
- Kush qe personi i fundit që të erdh për vizitë? – Shefi...
- Të ka marrë malli për njeri? – Vende vende.
- Me kë do të luftosh? – Me turqit!
- Të pëlqen njeri? – Përveç Xhudë Lout, dmth?
- Kënga që po dëgjon? – Anywhere on this road (Lhasa) (... I'm in love with a man who's afraid of me... he believes if he doesn't stand guard with a knife... I'll make him a slave for the rest of his life... nananana)
- Ç’do bësh nesër? – Revolucion.
- Ke parë tofu? – Nga ato me sojë?
- Ke ngrënë ndonjëherë? – Ka mundësi, ç'nuk ha njeriu kur është i uritur...!
- Do të kthehesh në shkollë të mesme? – Cfarë ankthi!
- E ke parë filmin e Britnit? – Pse, Britni e ka parë timin?
- Ç’bëre dje?- Grevë MSN-je
- Me kë vozite herën e fundit ? - Në Internet e ke llafin? ... Ehë, kështu, në jetën e vertetë... me shokun B. Vajtëm në qytetin B. dhe u kthyem me Topolinon e vet të tmerrshme të para luftës që nxirrte tym në maloren më të vogël. :D
- Je e lodhur?- E lodhur kam lindur, më ka thënë mamaja.
- Me kë ishe sot? – Në mëngjes kur u zgjova apo në drekë?
- Ku e ke mëmën? – C'të ka bërë mëma ime, a derëbardhë?
- Ç’ngjyrë i ke çorapet? – Jeshile me portokalli
- Ç’ngjyrë e ke bluzën? – Ku e sheh bluzën...?
- Cili është vëndi më i bukur ku ke qenë? – Shqipëria! :P
- A mendon se Barbi është një model negativ për vajzat e vogla? – Jo, po për vajzat e mëdha mundet.
- Sa kohë të duhet për t’u bërë gati për të dalë? – Varet nga niveli i gatishmërisë së kërkuar.
- Ka anije familja jote? – Po. Ke inatë?
- E ke puthur ndonjëherë macen tënde?- Jo... po kam fjetur njëherë me macen e M-së.
- Ku ishe më 11.09? – Në shtëpi. Flija gjumë pasdites së nxehtë freskuar nga shiu dhe ëndërroja për grekun...
- Përshkruaj kompjuterin ku je duke punuar. - Ah, shyqyr që m'a kujtove ... hapet sezoni i Mac-ëve te uni të hënën, me gjysmë çmimi.... (ëndërron dhe bën plane)
- Ke dalë ndonjëherë nga USA? – Ti që po më bën këtë pyetje duket që s'paske dalë kurrë .
- SMS-i fundit që more? – Vivement la prochaine nuit...
- Të ka rënë ndonjëherë në kokë për ndonjë mësues? – Ua ... më gjete pikën e dobët , tani. Që nga matematika deri te gjeografia, po ai i biologjisë më ka lënë me traumë fare; kur ika i bëra gati një dhuratë të vogël : një fije floku në një qese hermetike me mbishkrimin: "My DNA". Siç duket nuk pata kurajon t'ia jepja, se qesen e gjeta pas katër vjetësh duke rrëmuar nëpër ca gjëra të vjetra.
- A thua ndonjë dëshirë në 11:11? – O Zot, kur po shkon ora 12:00 të dal nga klasa!
- Lente apo syze? – Dylbi.
- Pushimet e ardhshme? – Ja , nja dhjetë ditë për Pashkë dhe mirupafshim bashkë.
- I bie ndonjë vegle? - Ziles së biçikletës.
- Ke ndonjë vëth gjëkundi? – Jo, më kanë zënë brimat dhjamë.
- Personi i fundit që përqafove? – ëëë.... hik tani se s'kam nevojë për paragjykimet e tua.
- Ç’bëre 24 orët e fundit? – Lava rrobat e dy muajve dhe lexova "Artin e quickie-s , si t'a bësh qartë, shkurt, saktë!"
- Kush të ka nevrikosur sot? – Ai që më dhuroi librin X-(
- A shkarkon muzikë? – Jo. Përtare. Rroftë youtube!
- Ka kënduar njeri për ty? – Jo... ama poezi më kanë shkruar, s'ke ç'u thua, dhe pianos m'i kanë rënë...
- A dashuron njeri? – Sa herë që mërzitem.
- Ke kërcyer ndonjëherë si kangur? – Jo, po komshiu im të than piten për atë punë, shko se e ke në Youtube!
- Ke pasur ndonjë antfarm? – Jo, por kam kultivuar merimanga në dhomë , si studente.
- Të duket se të duan njerëzia? – Jo dhe aq, po njerëzisë i duket se më do, ça t'i bëj?
- Ku është vendi më i çuditshëm ku ke fjetur? – Në oturak, kur isha 5 vjeçe.
Friday
Zhvishet Ravintsara - fotot ekskluzive për revistën Stekper.
Thursday
Plane gjeniu për 14 Shkurtin
Në laboratorin tim
Për ty
T'i kthej në energji!
Romantiku im,
Kështu m'a shprehe sonte
Tënden dashuri."
Friday
Patinazh poetik
E ëmbël vetmia pasdites së dielë,
pasdites së ftohtë, të bardhë, me diell,
me diell të fildishtë
prej dimri skalitur në ajër të kristaltë,
një viti të brishtë.
Rrëshqet vetmia poreve të ngrira
të lëkurës së akullt,
mbi akull... fëmija
lot, çapitet, lëkundet,
bie.
Kërcet vetmia në mijëra grimca të thyera,
çarë thikash shkëlqyese, të çelikta,
gërricur majash të mprehta, të përpikta,
në hedhje, spërdredhje, rënie të lira
vajzash të zhdërvjellta.
Pengohet vetmia lëvizjeve të mia,
lëvizjeve të ngurta, të reja, të mpira
kyçesh mbërthyer kambaleve të serta
me presat e rënda,
me majat e mprehta.
Dhe derdhet vetmia qytetit përposhtë,
kortezhesh karnavalesh – lemerisjesh paqësore,
mes vargjesh veturash, rrugës gjarpërore
të Alpeve,
me vijat e bardha – rruaza të shtyllës tënde kurrizore.
E ndizet vetmia llambushkash rrumbullake,
e harliset copëzash kujtimesh, trillimesh,
një hyrje, dy dalje,
i lidh, i qep, ngjyros, shngjyros, nën qiellin rozë
të një katedraleje.
(Po për daltonikë si ti, askush nuk e di,
mesditë e perëndim, ndoshta janë nji'.)