Saturday

Mbi Kohën, Pakohën, Zotin, PaZotin, Fillimin, Fundin, Stefen Hawkinging, Peshkun Pa Ujë dhe çorapet e leshit...

Shenim: Teksti i meposhtem eshte marre nga punimet e Laures. Per shkak te pafundesise se subjektit, te historise se gjate se kush eshte ajo, cfare ka bere dhe si ka arritur deri ketu dhe per shkak te mungeses sime te kohes, qellimi i ketij postimi eshte thjeshte te ndaj nje pjese te shkeptur nga shkrimet e saj ku nje lexuese i ben nje pyetje mbi punimet e meparshme.

Lexova aty ku Kasiopianët thonin çfarë kuptimi ka të kthehemi mbrapa, kur kemi qenë një herë aty. Më kupton se çfarë po them? Ja pra, me një fjalë çfarë dua të di është kjo: sipas Kasiopianëve, a besojnë ata se të gjithë shpirtrat u krijuan njëkohësisht apo ka ndonjë vazhdimësi grupesh shpirtrash që lëvizin "lart", hap pas hapi. Nqs se nuk jane krijuar njekohesisht, kur jane krijuar? Dhe nqs jane krijuar ne nje kohe te caktuar, pse do ktheheshin keta prape ne forme bime apo insekti? Cfare te mire do te sillte kjo?


Ketu Laura: Shiko, ka nje pergjigje te thjeshte qe con ne nje koncept shume te nderlikuar per tu kuptuar nga mendja lineare. Ja shpjegimi me i thjeshte:

Q:(Laura) A eshte ndergjegja e qenieve njerezore dicka qe eshte ricikluar duke filluar nga gjendja minerale, ne bime, ne kafshe, per te evoluar me ne fund ne ndergjegje te mendjes se dimensionit te 3-te, sic e kuptojme ne?
A: Ne nje rotullame.
B: A ka qene cdonjeri prej nesh ulur ketu prane, ne ndonje pike ne te kaluaren e larget, si te themi, nje shtaze, nje bime, apo nje peme?
A: Ju prape jeni shtaze, zemer!
Q: Dmth, po ta leme kohen menjane, rryma e ndergjegjshmerise qe na ben neve si njesi individuale, degezohet e shtrihet drejt dendesive me te ulta, ose lidhet me to si peme?
A: Mbase.

Q: Nje lexues me ka derguar kete pyetje: "Laura, te mbeshtes ne vizionin tend, ne kembenguljen dhe kurajon tende... Kam lexuar nje pjese te mire te materialit tend me shume interes. Duket sikur ka kuptim, por kam nja dy pyetje gjithesesi: Nuk arrij t'a pajtoj idene e kapjes sone ne kurth (nga sensualiteti) ne nje gjendje fizike me idene se kemi perparuar nepermjet gjendjes bimore dhe shtazore". Pyetje me vend. Me sa duket energjia e krijimit paska perparuar nepermjet gjendjeve vegjetative e shtazore; kafshet u diplomokan per te hyre ne dendesine e 3te dhe per t'u bere njerez, ashtu sic njerezit mund te diplohomen per te hyre ne dendesine e 4t. Si t'a pajtojme kete me idene se shpirtrat njerezore u zune ne kurth nga trupa te dendesise se 4t, nga Zhapinjt? Mos po flasim per dy funksione te ndryshme? Dy grupe te ndryshme?
A: Njerezit nuk u zune ne kurth nga "Zhapiket".
Q: (B) E paskemi bere vullnetarisht! (Laura) Po, këta sikur thanë që Zhapiket po prisnin per matricen e duhur shpirterore qe te "shkelte brenda". Keshtu, ne ishim matrica e duhur shpirterore dhe ne hyme brenda ne keta trupa te fabrikuar nga inxhinieret Zhapike. Kete e thate ju. Atehere, si t'a pajtojme idene se paskemi shkelur vete ne keta trupa te dendesise se 3te me evolucionin e shpirtit nepermjet gjendjeve bimore e shtazore?
A: Po t'a shikosh materialin me me vemendje, nuk thuhet asgjekundi qe nivelet e ndergjegjshmerise qe perfaqesohen sot nga njerezit dhe shume te tjere "bene nje hap" drejt ndonje gjeje tjetër pervec TRUPESISE.
Q: (F) Ndoshta njesi individuale ndergjegjshmerie kane shkelur brenda formave te ndryshme fizike. Disa mund te kene "shkelur" si njerez direkt ne fillim, dhe te tjera mund te kene bere ndryshe. (B) S'mund te kapesh ne asnjelloj sistemi evolucioni. Eshte thjeshte nje gje e vazhdueshme dhe e njekohshme... (F) Dmth, NE thjeshte zgjedhim ta perjetojme trupezimin ne forma te dryshme, ndoshta njekohesisht dhe jo ne nje progresion linear, por meqenese ne e konceptojme kohen se lineare, na duket sikur ky proces eshte progresion. Ne mund te jemi cfaredolloj gjeje ne realitete te tjera.
A: Saktë.

Problemi eshte me konceptet lineare te kohes. Kjo ideja e te gjithe "shpirtrave" apo ndergjegjshmerise se krijimit si "pjese" te nje "zoti" qe eshte coptuar dhe shperndare apo "ngrene" e bere mish, eshte nje nga mitet me te lashta.

Shume shpesh, ne thjeshte pengohemi ne perpjekje e siper per t'u marre me keto koncepte te kohes jo-lineare, per te menduar per gjera qe shkojne "para" apo "mbrapa" ose "lart" apo "poshte". Kasiopianet perdorin keto lloj termash kur na flasin sepse ne keto kemi si mjete pune. Jemi marre me kete gjeresisht, sic do t'a tregoje fragmenti me poshte, dhe ti mund edhe te qeshesh me reagimet e mia, sepse ky eshte nje koncept SHUME i veshtire per t'u kapur dhe per t'u tretur dhe do t'a shohesh se si jam lodhur me te:

17.06.95
Q: (T) Disa sesione me pare, kur po diskutonim per "Realitetet Perpendikulare", cili eshte perkufizimi i realiteteve perpendikulare?
A: Realiteti perpendikular, kryesisht, por jo ekskluzivisht, i referohet rruges se jetes se dikujt dhe menyres se si kjo rruge futet apo merr pjese ne cikel apo ne rrote, kur lidhet me ata te rrugeve te ngjashme. Nese ke parasysh nje rrote te perbere nga nje rreth brenda nje rrethi, te bashkuar ne menyre perfekte, ky do te ishte perfaqesimi me i mire i realitetit te pingulte, mqs nuk perfshin eksperiencen individuale, por eksperiencen e nje grupi individesh per progresimin e nje qellimi me te larte, nese me kupton ku t'a kam llafin. Kete nenkuptojme kur themi realitet perpendikular. Ki prape parasysh nje rreth brenda nje rrethi bashkuar ne hallka te barabarta ne nje rrote te perkryer. Ky pra eshte realiteti perpendikular.
Q: (T) Ju na dhate t'a vizatonim kete simbol dhe te vinim 7 ndarje apo pjese ndermjet ketyre dy rratheve.
A: Drejte.
Q: A eshte 7 numri optimal?
A: Shtata eshte gjithmone numri optimal. Ka shtate nivele dendesie. Kjo pasqyron edhe fazat e realitetit.
Q: Ju na thate edhe qe secili prej nesh ne kete grup ka ardhur nga nje realitet perpendikular i ndryshem.
A: E vertete.
Q: Ketu eshte qe bashkohen realitetet tona te ndryshme perpendikulare me qellim qe te mesojme nga pervoja e njeri-tjetrit?
A: Mund t'a quajme te drejte.
Q: Ne ate kohe u tha se rrethi i brendshem eshte lidhja me realitetin dhe rrethi i jashtem dhe segmentet jane aty ku realiteti "bashkohet me Valen". A mund te themi nga ky pohim se formimi i ketij kanali nepermjet ketyre realiteteve perpendikulare eshte instrumental ne ardhjen e kesaj vale, ne sjelljen e ketij ndryshimi, ne zhvendosjen dimensionale apo ne zhvendosjen ne dendesi, si dhe a po ndodh kjo gje edhe ne vende te tjera?
A: Ju pergezojme per gjashte pyetjet ne nje te vetme. [(T) Edhe nje pyetje dhe do kesh nje pyetje perpendikulare te perkryer!] Hihi!
Q: (Laura) A jemi ne te lidhur ne ndonje fare menyre me Valen, individualisht dhe si grup?
A: Po, sigurisht. Cdo gje eshte e lidhur me valen. Ju jeni ne nje lidhje te ndersjellte me valen ne kuptimin qe vala eshte pjese e realitetit tuaj, ka qene dhe do te jete gjithmone e tille. Dhe, sigurisht, perfshin progresin tuaj neper ciklin e madh. Dhe realiteti perpendikular, edhe nje here, sigurisht qe eshte nje perparim nga qendra drejt "jashte" qe eshte nje tjeter pasqyrim i gjithe realitetit dhe gjithshkasë. Tani, le t'i kthehemi perfaqesimit sic e permendem me pare. Sic e vini re, rrethi i vogel lidhet me ane te shtate seksioneve me rrethin e jashtem. Tani, imagjino rrethin e jashtem si nje rreth ne zgjerim te vazhdueshem, dhe cdonjerin prej 7 segmenteve si nje drejtez te vazhdueshme pambarimisht. Sigurisht, tani, ky do zgjerohet nga brenda jashtë ne menyre ciklike apo rrethore. Ju lutem te imagjinoni nje rreth te jashtem qe zgjerohet dhe nje rreth te brendshem qe nuk zgjerohet. Meditojeni kete dhe ju lutemi, n'a jepni mendimin tuaj se cfare perfaqeson kjo gje.
Q: (L) Mos perfaqeson zgjerimin e diturise sone dhe te ndergjegjshmerise?
A: Kjo ben pjese ne te.
Q: (L) Pefaqeson gjithashtu nje ndikim ne zgjerim e siper nga cfare dhe kush jemi ne mbi ate qe na rrethon?
A: E sakte.
Q: A perfaqeson gjithashtu nje...
A: Ups! Kapem nje rreshqitje ne vizualizimin tuaj. Shikojeni me vemendje rrethin e jashtem qe zgjerohet pambarimisht dhe rrethin e brendshem qe mbetet po ai, dhe sigurisht 7 pjeset qe zgjaten nga brenda jashte. Cfare forme formon kjo ne syte e mendjes suaj?
Q: Nje rrote?
A: Po tjeter?
Q: Nje tarte?
A: Vazhdo.
Q: Nje sy?
A: Tani po fillojme t'a kthejme ne sfere! Pse do te kthehej kjo ne sfere?
Q: (Laura) Si mund te kthehet ne sfere?
A: Pse te mos mund te kthehet ne sfere?
Q: (SV) Po zgjerohet ne te GJITHA drejtimet, jo vetem mbi nje plan...
A: A eshte nje drejtez nje vije e drejte apo...
Q: (L) Oh, nuk po flisnit per nje rreth?
A: Ne po flasim per nje rreth. Cfare ndodh me rrethin nqs e zgjeron nga brenda jashte pambarimisht?
Q: (J) Zhduket.
A: Zhduket? Si mund te zhduket? Ku zhduket? Po te pyesim ty, Jan. Jani?
Q: (J) Vizualisht, nderkohe qe rrethi i jashtem zgjerohet, rrethi i brendshem behet gjithmone e me i vogel derisa zhduket.
A: Po ku zhduket?
Q: (J) Ne nje vrime te zeze?
A: Nje vrime e zeze. Mundet. Por, nuk te thame te perqendroheshe kaq shume mbi rrethin e vogel, apo jo? Mbi te madhin.
Q: (T) Rrethi i jashtem perdoret per te perfshire gjithnje e me shume.
A: Dhe çfare forme fillon te marre? Duam qe te shikoni kete rrethin e jashtem qe hapet pambarimisht.
Q: (L) Okej, ne po e shohim si nje perfaqesim plani. Si siperfaqe te rrafshet.
A: Mire, cfare i ndodh nje siperfaqjeje te rrafshet nqs e zgjeroni pambarimisht?
Q: (L) Epo, nuk e dime. Ajo, ajo... (SV) Vazhdon...
A: Vazhdon?
Q: (L) Po, me e madhe, me e rrafshet!
A: Vertete? Cfare i ndodh nje drejteze kur e zgjat paane e pafund?
Q: (L and S) Vazhdon te zgjatet...
A: Ashtu? Dhe ku shkon?
Q: (SV) Pergjithmone. (J) Mbrapsht tek vetja. (L) Ku t'a dime.
A: Oh, dikush tha "Mbrapsht tek vetja".
Q: (J) Si miti i gjarprit qe kafshon bishtin e vet.
A: Pse nuk e dime?
Q: (L) Sepse s'e dime. Supozohet se hapsira eshte e lakuar...
A: A kishte qene Kolombi jashte Italise dhe Spanjes ndonjehere?
Q: (L) Mire, po themi qe nese vazhdon te zgjatet, si perfundim kthehet te vetja...
A: Jo, jo, jo, prit! Ju beme nje pyetje!
Q: (L) Epo, sigurisht qe Kolombi e kishte nje ide se dicka kishte por nuk kishte qene asnjehere vete. Por ai vajti dhe e pa vete.
A: Kolombi pati vetem nje ide apo?
Q: Pak a shume, me duket.
A: Hmmm. Neve nuk na kujtohet keshtu. Neve na kujtohet qe ai kishte instinktin dhe imagjinaten dhe kur e bashkoi te paren me te dyten, u be realitet. Dhe kur u be realitet, ai kishte krijuar tashme nje realitet per te cilin ai ishte plotesisht i sigurt se do te paraqitej ne realitetin fizik te dendesise se trete. Nuk eshte se pati besim. Keshtu e diti. Ai nuk u ndal duke paragjykuar veten sic beni ju kur thoni: "Epo nuk e dime se cfare ndodh mqs nuk kemi qene asnjehere!". Mendoni logjikisht, ju lutemi. Ju kemi thene shume here se cdo gje eshte nje cikel i madh. Nese eshte nje cikel i madh, ju kemi folur per rrathet brenda rratheve. Ju kemi folur per ciklet. Ju kemi folur per ciklet e valeve te shkurtra dhe ciklet e valeve te gjata. Tani, pas gjithe ketij informacioni qe na keni kerkuar, te cilin ua kemi dhene me gjithe qef, a do t'a merrnit akoma me mend se nje vije e drejte do te zgjatej per gjithmone e pa fund si nje vije e drejte? E si mund t'a beje kete? Cfare ndodh, nese merrni, ne token tuaj te dendesise se trete, dhe vizatoni nje vije te drejte drejt Lindjes apo drejt Perendimit apo drejt Veriut apo drejt Jugut...
Q: (J) Kthehet prape tek vetja.
A: Drejt...
Q: (Laura) Ne rregull, dmth ne po jetojme ne nje glob te madh!
A: Ashtu?
Q: (L), Po... keshtu duket, si nje rreth i madh?
A: Oh, my, my, my. Edhe ai Albert Ajnshtanji juaj e pati nje teori mbi ate cfare ndodhte.
Q: (L) Po, po ajo ishte thjeshte nje teori.
A: Ah, epo atehere t'a leme. Nuk i dihet. S'eshte vecse nje teori. Mire, t'a harrojme pra.
Q: (T) Une po zgjeroj rrethin, akoma... (SV) Edhe une.
A: Shume mire, kjo ishte ideja. vazhdon dhe vazhdon dhe vazhdon...
Q: (L) Epo, edhe i imi vazhdon, po nuk eshte kthyer akoma dhe s'ka takuar ndonje gje. Atehere, cili eshte kuptimi?
A: A duhet patjeter te kete kuptim?
Q: (L) Sigurisht!
A: Kush tha? Ne po mundohemi t'ju ndihmojme te mesoni. Kur mendoni t'a mbyllni kete proces?
Q: (J) Kurre. (L) Larg qofte, shpresoj asnjehere.
A: Atehere asnjehere s'do te kete kuptim!
Q: (J) Kuptova! (L) S'ka kuptim. [Qesh]. Mire, nqs e merr rrethin dhe vazhdon ta zgjasesh pambarimisht ne te gjitha drejtimet, ai terheq me vete 7 pjeset qe perfshijne gjithmone e me shume hapsire ne nje seksion te prere, dhe pastaj ktheje kete rreth, ke nje sfere.
A: Ekzaktesisht. Por Laura thote qe kjo dmth qe jetojme ne nje glob te madh. Dhe mbase edhe jetojme.
Q:(T) Ne fakt, nuk do te ishte nje glob i madh, si te themi, do te ishte thjeshte nje glob brenda rrethit. Nqs rrethi vazhdon te zgjerohet, thjeshte do te vazhdoje te shkoje tutje dhe globi do behej gjithmone e me i madh... (L) Po me nevrikosni tani... (T) Po vazhdon nga brenda jashte pambarimisht... sepse s'ka fund ne vazhdim "perjashte"...
A: S'paska fund?
Q: (SV) Ncuk.
A: Epo atehere, mbase nuk ka fillim. Nqs nuk ka fund dhe as fillim, atehere cfare kemi?
Q: (L) Mungese kuptimi. (J) Te tashmen dhe te ketushmen.
A: Te tashmen dhe te ketushmen qe eshte njekohesisht e ardhmja dhe e shkuara.
Cdo gje qe ka qene, eshte dhe do te jete, pernjeheresh. Ja se pse vetem pak persona prej jush ne dendesine e trete kane qene te afte t'a kuptonin udhetimin ne hapsire. Sepse, megjithese te udhetosh ne hapsire ne dendesine e trete eshte si te jesh shtrire ne shtrat gjate nates ne shtepine tende te rehatshme, referenca kohore eshte hequr.
Dicka qe ju mbani si shume te shtrenjte, si te ishte nena juaj. Dhe eshte iluzioni me i madh qe ju keni. Ne jua kemi perseritur rradhe pas rradhe qe koha nuk ekziston, dhe prape, sigurisht, ua kane shplare trute aq shume me kete koncept sa nuk mund t'a hiqni qafe, cfaredo qe te beni, apo jo? Imagjinoni te ikni ne hapsire. Ju do ndiheshit te humbur perballe se vertetes qe gjithshka eshte teresisht dhe njekohesisht nje? Apo jo? Imagjinojeni veten duke pluskuar ne hapsire!
Q: (L) Nuk dua! Me nervozon! (J) As hapsire nuk ka! (T) A vazhdon te zgjerohet sfera... nderkohe qe rrathet zgjerohen dhe e kthejme rrethin 180°, kemi nje sfere. Nderkohe qe sfera zgjerohet, marrim nje pike ne ne qoshen e jashtme te sferes, marrim nje "donut", nje tub te brendshem qe zgjerohet pambarimisht. (L) Me nje vrime te zeze ne mes! (SV) Pse duhet te jete patjeter nje vrime e zeze? (J) Eshte nje spirale. (T) Nqs e merr dhe e perdredh, te del nje tub i brendshem akoma dhe me i gjere. Ai vazhdon te zgjerohet prape dhe te zere me shume hapsire...
A: Dhe tani, kur bashkoni dendesite, apo kaloni dendesite, cfare keni eshte bashkimi i realitetit fizik me realitetin eterik, qe perfshin formen e mendimit kundrejt fizikalitetit. Kur i bashkon ne menyre te perkryer, ajo cfare kupton eshte se arsyeja qe s'ka as fillim as fund eshte sepse nuk ka me nevoje per ty te kundrosh nje fillim apo nje fund, kur e ke kryer zhvillimin tend. Kur bashkohesh me Njeshin ne dendesine e shtate, atehere e ke arritur kete dhe atehere nuk ka me nevoje per ndryshimin midis formave fizike dhe eterike.

... vazhdon...