Wednesday

Udhëtim përmes Dritës

Në vitin 1982 vdiqa nga një kancer në fazë terminale. Kanceri ishte i paoperueshëm dhe të gjitha kimioterapitë e mundshme do të më kishin lënë në gjendje vegjetative. Mjekët më jepnin afër 6-8 muaj për të jetuar.

Gjatë viteve 70 më kishin rënë në dorë gjithëfarë informacionesh tmerruese dhe kisha filluar të bëhesha tej mase i ndjeshëm ndaj problemeve bërthamore, ekologjike e të tjera si këto. Dhe, duke mos patur asnjë bazë fetare, kisha filluar të besoja se natyra duhet të kishte bërë një gabim pakthyeshëm dhe që ne duhet të ishim një organizëm kancerigjen për planetin. Nuk shihja më asnjë zgjidhje për të gjitha këto probleme që i kishim krijuar vetë ne.

Njerëzit më dukeshin të gjithë si kancer dhe po këtë i ndolla vetes. Cfarë do të më vdiste.

Bëni kujdes ndaj mënyrës se si e shikoni botën. Ajo mund të kthehet kundër jush, sidomos nëse është pikëpamje negative. E imja ishte vërtetë e tillë dhe si e tillë, më shpinte drejt e në varr.

Po provoja gjithë farë metodash alternative shërimi, por asnjëra s'po më ndihmonte.

Vendosa kësisoj të kërkoja se ç'kishte në të vërtetë mes meje dhe Zotit. Sepse, deri atëhere nuk e kisha gjykuar të udhës të kisha të bëja me Të. Në atë kohë, isha shumë larg fesë.

E fillova rrugëtimin me studimin e feve. Vendosa të lexoja të gjithë literaturën rreth këtyre subjekteve, sepse nuk kisha dëshirë të përballesha me të papritura kur të mbërrija në botën tjetër.

Kështu pra, lexova gjith ç'kishte të bënte me fetë e filozofitë e ndryshme. Qe shumë interesante dhe e gjithë kjo më dha shpresën se diku, diçka kishte në anën tjetër.

Afër fundit kisha një infermiere roje. Më kujtohet që u zgjova një ditë në shtëpi rreth orës 4:30 dhe e dita që aty përfundonte për mua. Më kishte ardhur dita e vdekjes. U telefonova disa miqve dhe u thashë lamtumirë. Zgjova infermieren nga gjumi. Bashkë kishim rënë dakord që të më linte vetëm të paktën 6 orë pasi të vdisja, sepse kisha lexuar që gjithfarë gjërash mund të ndodhnin pas vdekjes. Dhe më zuri gjumi.

Ajo që më kujtohet pas kësaj është tipike e fillimit të një eksperience afër vdekjes (ang. NDE). Papritur, po qëndroja totalisht i vetëdijshëm dhe në këmbë, por trupi im qe i shtrirë. Kishte një lloj qartësie rreth e rrotull meje. Duke qenë jashtë trupit më dukej vetja edhe më i gjallë se gjatë jetës së zakonshme. Ishte aq e gjallë sa mund të shihja çdo dhomë të shtëpisë në të njejtën kohë, mund të shihja çatinë, mund të shihja rreth e rrotull shtëpisë, mund të shihja poshtë shtëpisë.

Kishte një Dritë verbuese. U ktheva drejt Dritës. Drita qe shumë e ngjashme me atë që përshkruanin shumë njerëz nga eksperiencat e tyre NDE. Ishte aq e mrekullueshme. Ishte e prekshme, mund ta ndieje. Eshtë aq tërheqëse sa ke dëshirë të shkosh drejt saj po aq sa do të kishe dëshirë të shkoje drej krahërorit të babait ose nënës tënde ideale.

Ndërkaq që zhvendosesha drejt Dritës, kuptova me intuitë se po ta prekja, do të vdisja. Atëhere, gjithë duke vajtur drejt Saj, thashë "Të lutem, prit një minutë, ndalemi pak këtu tani. Dua të mendohem, do të doja të flisja me ty përpara se të nisem." Për çudinë time më të madhe, në atë moment, çdo gjë ndaloi. Sepse pas vdekjes kemi kontrollin e jetës sonë, nuk jemi në rënie të lirë.

Kërkesa ime u dëgjua dhe pata biseda të numërta me Dritën. Drita nuk reshtte së shfaquri në formën e fytyrave të ndryshme, si Jezusi, Buda, Krishna, në formë mandalash, figurash e shenjash arketipale. E pyesja Dritën "Cfarë po ndodh këtu? Të lutem, a mund të më sqarosh? Kam njëmend dëshirë të di të vërtetën rreth situatës." Dhe Drita më përgjigjej. Nuk mund ta përsëris fjalë për fjalë çfarë më thoshtë, se ishte si një lloj komunikimi telepatik.

Ajo që kuptova ishte se gjatë NDE-së marrim përgjigje të përshtatura ndaj besimeve që kemi përpara takimit me Dritën. Në qoftë se jeni Budist, Katolik apo Fondamentalist, ju merrni përgjigje në trajtën e imazheve që keni përftuar nga besimi juaj. Ju jepet mundësia ta ekzaminoni më nga afër, po pjesa më e madhe e njerëzve nuk e shfrytzojnë këtë mundësi. Ndërkohë që Drita po më zbulohej gjithnjë e më tepër, po kuptoja se ajo që po shihja në të vërtetë ishte matrica e Vetes sonë të lartë.

Ne kemi të gjithë një Vete më të lartë, dmth një pjesë të qenies sonë që është si një shpirt superior. Mua m'u shfaq në formën e saj energjetike më të pastër. Mund të përshkruhet në të vërtetë jo si një tunel, por më tepër si një lidhje e drejtpërdrejtë me Burimin. Burimin, me të cilin secili prej nesh është i lidhur. Kështu Drita po më tregonte matricën e Vetes sime të lartë.

Meqense nuk isha i përfshirë në asnjë fe në veçanti, vazhdova të ushqehesha prej saj edhe pas NDE-së. Duke i kërkuar Dritës të vazhdonte të më sqaronte, kuptova se çfarë ishte matrica e Vetes sonë të lartë: ne kemi një rrjet rreth e rrotull planetit, në të cilin të gjitha Vetet tona të larta janë të lidhura. Eshtë si një vllazëri e madhe, një rreth energjie subtile shumë afër nesh, niveli shpirtëror mund ta quajmë.

Pastaj, pas disa minutash kërkova të dija vërtetë çfarë ishte Universi dhe thashë: "Jam gati, merrmë!"

Atëherë Drita u transformua në gjënë më të bukur që kisha parë ndonjëherë: një mandala shpirtrash njerzorë mbi Tokën tonë. Kisha akoma një pikëpamje negative për sa i përket gjithë asaj çfarë po ndodhte në Tokë. Atëherë, siç po kërkoja të sqarohesha më tej, pashë në këtë mandala të mahnitshme se sa të bukur ishim në thelb, në bërthamë. Ne qenkemi krijimi më i mrekullueshëm! Shpirti njerzor, matrica njerzore që formojmë së bashku qenka absolutisht fantastike, elegante, ekzotike, një shumicë mrekullish. Nuk mund as vetë ta shpreh se si mendimi im për njerëzimin mundi të ndryshonte në çast, në atë moment. Dhe thirra: "O Zot, nuk e dija sa të bukur që ishim!" Në të gjitha nivelet, nga më i larti tek më i ulti, në çfarëdo forme qofshi, ju jeni krijimi më i mrekullueshëm i Dritës, dhe përsëri e përsëri e pyesja: "A do të thotë kjo që lloji Njerzor do të shpëtohet?" Atëhere, në një shpërthim daullesh dhe me një dush yjesh marramendëse, Drita e Madhe m'u përgjigj: "Mbaje mend dhe mos e harro kurrë:ju shpëtoheni, ju shlyheni dhe ju shëroheni vetë. Ju mundeni gjithnjë. Ju jeni krijuar me këtë mundësi që përpara fillimit të kësaj bote."

Në atë çast, botëkuptimi im u zgjerua edhe më shumë. Kuptova se NE TË SHPËTUAR ISHIM QËKUR. Ne ishim të destinuar të shpëtonim vetë-veten sikurse gjithë pjesa tjetër e krijimit hyjnor. Prandaj na jepet gjithmonë një shanc i dytë.

E falenderova Dritën e Zotit me gjithë zemër. Nuk mund të shprehja gjë tjetër veç një vlersimi total: "Oh, Zot i dashur, Univers i dashur, Vete e Madhe e dashur, E DUA Jetën Time!".

Drita sikur më thithte gjithmonë e më tepër. Ishte sikur po shkrihesha krejtësisht në Të. Ende sot nuk mund t'i gjej fjalët për ta përshkruar atë Dashuri-Dritë.

Po hyja në një mbretëri tjetër, më të thellë akoma dhe vetëdija ime u zgjerua gjithmonë e më shumë.

Një lumë i pamatë Drite, i gjerë e i zhytur në Zemrën e Jetës. Pyeta se çfarë ishte. Drita m'u përgjigj: "Është Lumi i Jetës, pi deri sa të mos kesh më etje nga ky lëng." Dhe kështu bëra. Piva një herë të mirë dhe përsëri e përsëri... Të pish Jetën vetë! Ekstazë!

Atëhere Drita më tha: "A ke ndonjë dëshirë?". Drita njihte çdo gjë mbi mua. Njihte të shkuarën, të tashmen e të ardhmen time. "Po", përshpërita.

I kërkova të shihja pjesën tjetër të Universit, përtej sistemit tonë diellor, përtej gjithë iluzioneve njerëzore. Drita më tha atehere që mund të shkoja me Lumin. Kështu bëra dhe u transportova, i MBYTUR në Dritë deri në Fund të Tunelit. Ndieja dhe dëgjoja në të njejtën kohë zhurmime gurgullimesh të ëmbla. Cfarë udhëtimi i çmendur!

Papritur, gjithmonë mbi këtë Lumin e Jetës, mu duk sikur u propulsova si rraketë jashtë planetit. E pashë Tokën duke pluskuar së largu. Sistemi diellor, me gjithë madhështinë e tij, u largua e u zhduk. Më shpejt se shpjetësia e dritës, rryma më çonte nëpër galaksi dhe thithja më shumë dituri se anjëherë. Kuptova se kjo galaksi si dhe të gjitha të tjerat gëlonin nga forma të ndryshme
JETE. Zbula botë e botë të tëra. Lajmi i mirë është që nuk jemi vetëm në Univers!

Ndërkohë që kalëroja mbi këtë lumë vetëdije që përshkonte galaksinë, lumi u ça në valë energjish tmerruese. Rrezet e mahnitshme të galaksisë me gjithë urtësinë e tyre antike po largoheshin. Në fillim kujtova se po shkoja gjëkundi, që po udhëtoja. Por në fund kuptova se ndërkohë që lumi përzgjatej, vetëdija ime zgjerohej për të kuptuar çdo gjë mbi Universin. I gjithë krijimi po shpalosej përpara meje. Qe një mrekulli e paimagjinueshme. Isha vërtetë një Fëmijë i mrekulluar: një bebe në botën e çudirave!

Pikërisht në atë moment, u ndjeva në Paqe të thellë, përtej heshtjes. Mundesha të shihja dhe të ndjeja GJITHNJËNË, përtej Pafundësisë.

Ndodhesha në BOSHLLËK. Ndodhesha në përpara-krijimin, përpara Big-Bangut. Kisha kaluar Fillimin e Kohrave / Fjalën e Parë/Vibrimin e Parë. Ndodhesha në Syrin e Krijimit. Ishte njësoj si të prekja Fytyrën e Zotit. Nuk ishte ndjenjë fetare. Thjeshtë, bëja NJË me Absoluten, Jetën, Ndërgjegjen.

Kur them që mundja të shihja e të perceptoja GJITHNJËNË, dua të them që mund të eksperimentoja të gjithë krijimin që gjenerohej vetëvetiu. Ishte pa fillim e pa fund. Një ide që ta hap gjerësisht mendjen, apo jo?

Shkenctarët e shohin Big Bangun thjeshtë si ngjarja që krijoi Universin. Gjatë jetës sime pas NDE-së kuptova se Big Bangu nuk ishte veç njëri prej Big Bangjeve të shumta që krijojnë Universe të tjera në të njejtën kohë. Të vetmet imazhe që i afrohen paksa janë ato të krijuara prej super-kompiuterave duke përdur ekuacione gjeometrike fraktale.

Të moçmit e dinin këtë. Ata thoshin që Zoti krijonte periodikisht Universe të reja duke nxjerrë frymë dhe të tjera duke marrë frymë. Këto cikle manifestimi u quajtën Juga. Shkenca moderne e quajti Big Bang.

Ndodhesha pra në vetëdije të pastër, në Absoluten. Mund të shihja dhe të perceptoja të gjitha Big Bangjet apo Jugat duke u krijuar e rikrijuar vetiu. Në çast dhe njëkohësisht hyja në to. Shikoja se secila nga parcelat më të vogla të krijimit kishte vetinë për të krijuar. Është shumë e vështirë për t'u shpjeguar. Jam akoma pa fjalë rreth kësaj çështje.

M'u deshën vite për t'a asimiluar këtë përvojë të Boshkllëkut. Mund t'jua them tani: Boshllëku është më pak se Hiçi, e megjithatë më shumë se Gjithëshkaja. Boshllëku është Zeroja Absolute, është kaosi nga i cili të gjitha mundësitë shfaqen. Është vetëdija Absolute, që është shumë më tepër se Inteligjenca e Pakufizuar.

Boshllëku është agjëja ndërmjet të gjitha manifestimeve fizike: HAPSIRA midis atomeve dhe përbërësve të tyre. Shkenca moderne ka filluar ta studiojë këtë hapsirë midis pjesëzave. E quajnë Pika Zero. Instrumentet e tyre të matjes janë të tejkaluara. Nuk kanë asnjë mjet për ta matur pafundsinë me saktësi. Ka më shumë hapsirë zero në trupin tuaj dhe në Univers se ç'ka gjê tjetër!

Ajo që mistikët quajnë Boshllëk, nuk është bosh.Është plot e përplot me energji, një lloj energjie e ndryshme që ka krijuar çdo gjë që jemi. Cdo gjë që prej Big Bangut është vibrim, që prej Fjalës së parë, që është vibrimi i parë. Termi biblik "Unë jam" mbart vërtet një pikëpyetje "Unë jam - Kush jam?" Kështu, krijimi është Zoti që zbulon vetëveten në të gjitha mënyrat e mundshme e të
imagjinueshme, në një eksplorim të vazhdueshëm dhe të pamatë përmes secilit prej nesh. Po filloja të kuptoja, gjatë NDE-së, që çdo gjë që është, është në fakt Vetja, Vetja juaj, Vetja ime. Cdo gjë është Vetja e Madhe. Ja se pse Zoti e di edhe kur bie një gjethe. Është e mundur sepse, kudo që të jeni, është qendra e Universit. Kudo që të jetë çdo atom, është qendra e Universit. Aty është Zoti, dhe Zoti është në këtë Boshllëk.

Përgjatë esksperiencës sime jashtë trupit, kur provoja Boshllëkun, Jugat dhe të gjitha krijimet, isha komplet jashtë kohës dhe hapsirës siç e dimë ne.

Në këtë gjendje zgjerimi zbulova se krijimi është Vetëdija e Pastër Absolute, ose Zoti, që hyn në eksperiencën-Jetë që njohim ne. Boshllëku vetë është i "pa-përvojë". Është para-Jeta, përpara vibrimit të parë. Zoti është shumë më shumë se Jeta dhe Vdekja. Domethënë nuk ka vetëm Jetë dhe Vdekje për të eksperimentuar në Univers!

Kur u ndërgjegjsova për këtë, kisha mbaruar punë me boshllëkun. Dëshirova të kthehesha në këtë krijim ose në këtë Juga. Atëhere papritur, u ktheva përmes dritës dytësore ose Big Bangut, nëpër një zhurmë të shurdhuar buçimesh. Kalërova sërish mbi lumin e vetëdijes përmes gjithë krijimit dhe çfarë kalërimi! Rrezet e galaksisë më përshkuan edhe më me mprehtësi. Përshkova qendrën, e galaksisë që është një vrimë e zezë. Vrimat e zeza janë përpunuesit ose ricikluesit e Universit.

A e dini se çfarë ka në anën tjetër të një Vrime të Zezë? Ne, galaksia jonë, ricikluar nga një univers tjetër. Gjithë energjia, në këtë anë të Big Bangut është dritë. Cdo nën-atom, çdo atom, çdo yll, planet, vetë ndërgjegjia është e përbërë nga drita dhe ka një frekuencë dhe/ose një pjesëz. Drita është një substancë e gjallë. Cdo gjë përbëhet nga drita, edhe gurët. Cdo gjë është e
gjallë. Cdo gjë është bërë nga drita e Zotit. Cdo gjë është inteligjente.

Ndërkohë që lundroja mbi lumin tej e më tej, pashë të vinte një dritë të fortë. E dita që ishte Drita e Parë; Matrica e sistemit tonë diellor, Vetja jonë e Ndritshme e lartë. Në atë moment, gjithë sistemi diellor u shfaq përmes dritës, shoqëruar nga këto zhurmat e mbytura.

Mund të shihja të gjithë energjinë që prodhonte sistemi ynë diellor, dhe ishte një shfaqje e pabesueshme, mund të dëgjoja Muzikën e Sferave. Sistemi ynë diellor, siç bëjnë të gjithë trupat qiellor, prodhon një matricë unike drite, tingujsh e energjish vibratore. Qytetërimet e përparuara të ardhura nga sisteme të tjera yjore munden, siç e dimë, të lenë gjurmën e një matrice energjetike ose vibratore për të shenjuar kalimin e tyre në univers. Është si një lojë fëmijësh. Të mrekullueshmit fëmijët e Tokës (qeniet njerzore) prodhojnë në këtë moment një mori tingujsh, si fëmijë që lozin në oborrin e kopshtit të Universit.

Drita më shpjegoi që vdekja nuk ekzistonte. Ne jemi të pavdekshëm. Ne kemi qenë qëkur të përjetshëm. Ne jemi pjesë e natyrës, e këtij sistemi të gjallë që vetë-riciklohet pafundësisht.

Nuk më thanë asnjëherë që duhej të kthehesha. Por tani e di që e doja vetë. Ishte krejt e natyrshme pas asaj që kisha parë gjatë kësaj eksperience.

Në kohë njerzorë, nuk e kisha aspak idenë se sa kohë kisha kaluar me Dritën. Por kisha marrë përgjigje për të gjitha pyetjet që kisha dhe kthimi qe i afërt. Kur them që të gjitha pyetjet më kishin gjetur përgjigje në anën tjetër, dua të them vetëm këtë. Të gjitha pyetjet më kishin marrë përgjigje. Cdo qenie njerëzore ka një jetë të ndryshme dhe një dorë pyetjesh për të eksploruar. Disa nga pyetjet tona janë universale, por secili prej nesh eksploron në mënyrë unike atë që ne quajmë Jetë. Sepse çdo formë jete që nga malet e deri tek gjethja më e vogël e çdo peme është e veçantë.

Dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne në këtë Univers. Sepse Gjithshka merr pjesë në Tablonë e Madhe, në plotësinë e Jetës. Secili prej nesh është Zot, në kuptimin e parë të fjalës, Zot që eksploron vetë-veten në një Valle Jete pa fund. Veçantia juaj kontribuon në zhvillimin e Së Gjallës.

Po rikthehesha në jetë. Nuk ma kishin thënë asnjëherë dhe nuk ma kishte marrë mendja për asnjë çast që do kthehesha në të njejtin trup. C'rëndësi? Kisha një besim të plotë tek Drita dhe tek proçesi i Së Gjallës. Ndërkohë që Lumi derdhej drej dritës së madhe, kërkova vetëm që të mos harroja kurrë të gjitha këto që kisha zbuluar dhe ndjesitë që kisha provuar nga ana tjetër.

Pati një "PO". Ndjeva si një puthje mbi shpirtin tim.

Po më shpinin drejt rrugës së kthimit përmes Dritës në mbretërinë vibratore. Po merrja gjithmonë e më shumë informacione. Po kthehsha në shtëpi dhe po më jepnin mësime nga eksperienca ime NDE, rreth mekanizmit të rimishërimit. Merrja përgjigje për të gjitha pyetjet e mia të vogla: Si funksionon? Si mund të funksionojë? E dija që do rimishërohesha.

Toka është një prodhues i madh energjie dhe vetëdija individuale lind e zhvillohet në secilin prej nesh. Për herë të parë po e mendoja veten si një qenie njerëzore dhe po ndihesha i lumtur si i tillë. Pas gjithë asaj që kisha parë, do isha i lumtur sikur të isha edhe një atom i vetëm në këtë univers. Thjeshtë një atom. Eshtë një bekim pertej projektimit më të çmendur të asaj ç'mund të jetë një bekim. Për secilin prej nesh, të jesh pjesa njerzore e kësaj eksperience është njëkohësisht tmerruese dhe magjepsëse. Kushdo qofshim, kudo qofshim, të çmendur apo jo, secili prej nesh dhe ne të gjithë, jemi një bekim për planetin, pikërisht në vendin ku ndodhemi.

Po prisja të rimishërohesha në një bebe të vogël, kudo që të ishte. Por m'u dha një mësim mbi evolucionin e vetëdijes dhe identitetit individual. Cfarë surprize kur hapa sytë! Qe krejt e papritur të gjeja prapë këtë trup, të ndodhesha përsëri në dhomën time. Nuk e di pse megjithse e kuptova.

Dikush po më shikonte duke derdhur lotë. Ishte infermierja ime. Një orë e gjysmë pas vdekjes sime, ajo kishte hequr dorë. Trupi im ishte i ftohtë e i ngurtë. Ajo kishte vajtur në një dhomë tjetër. Kur u zgjova, pashë dritë përjashta dhe u përpoqa të ngrihesha për të vajtur drejt saj, por rashë nga shtrati. Ajo dëgjoi një zhurmë të fortë dhe vrapoi drejt dhomës ku më gjeti përtokë.

Kur u bëra më mirë, qesh shumë i befasuar dhe madje i terrorizuar nga gjithë çfarë më kishte ndodhur gjatë vdekjes klinike. Në fillim nuk më kujtohej aspak. Kujtesa më erdhi më vonë.

Kisha shpëtuar prej asaj bote dhe vazhdoja të pyesja veten: "A jam gjallë?" Bota reale më dukej më shumë si një ëndërr. Pas tre ditësh iu riktheva normales, perceptimi im po bëhej më i qartë, megjithse shumë i ndryshëm nga ai që kisha ndjerë gjithmonë në jetën time. Nuk shikoja më asgjë të keqe tek askush, sikundër më parë kur isha duke gjykuar gjithë kohën. Më përpara mendoja se të gjithë ishin të çmendur. Në fakt, mendoja se të gjithë ishin të çmendur përveç meje. Tani, po shihja qartë.

Afërsisht tre muaj më vonë, një mik më tha që duhej të vizitohesha. Atëhere shkova dhe më bënë një skaner. Ndihesha mirë e megjithatë kisha frikë se mos dëgjoja ndonjë lajm të keq. Më kujtohet doktori i klinikës që shikonte skanerat e më përpara dhe të më pasmet duke më thënë: "Mirë, s'ka asgjë tani.". Thashë: "Vërtetë, duhet të jetë një mrekulli!" Ai më tha: "Jo, edhe ndodh, quhet shërim i vetvetishëm." Nuk i bënte aspak përshtypje. Megjithatë, qe një mrekulli dhe qesh i habitur, megjithse askush tjetër përveç meje nuk qe.

(Vijon...)

Përktheu nga frengjishtja: Ravintsara

Burimi